TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 09:58

Vrasja në Itali/ 43-vjeçari shqiptar kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin kur u qëllua nga bashkatdhetari i tij

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Itali/ 43-vjeçari shqiptar kishte dalë për
Vendi ku ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima është Vladimir Topaj, i cili kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

Gjithashtu raportohet se autori i dyshuar është një 30-vjeçar shqiptar, i cili mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topajn, e ka qëlluar me armë zjarri.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

 

vladimir topaj vrasja në itali

Lini një Përgjigje