TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 08:43

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit, plagosen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Murrizit,
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos.

Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur i riu dhe tre pasagjerë.

Policia njofton se të lënduarit po trajtohen te Spitali Universitar, Tiranë. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

"Klos/Informacion paraprak/ Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje