TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 09:09

Pjesë e grupit kriminal që do të vrisnin Durim Bamin, ekstradohet nga Italia me urdhër të SPAK 50-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e grupit kriminal që do të vrisnin Durim Bamin, ekstradohet

Ndërsa personi që u ekstradua nga Italia është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ky i fundit është pjesë e grupit kriminal që do të vrisnin Durim Bamin

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, drejt vendit tonë.

Sipas policisë, njëri është dënuar me 2.5 vite burg, ndërsa për tjetrin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për pastrim parash.

Nga Italia u ekstradua 18-vjeçari Flavio Mërkuri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa personi që u ekstradua nga Italia është 50-vjeçari, Ilia Ndoka. Ky i fundit është pjesë e grupit kriminal që do të vrisnin Durim Bamin

Ndoka kishte rol për të ndihmuar me para dhe me informacion të afërmin Arben Ndokën, i cili ishte vënë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Për këtë ai bëri pakt edhe me grupe te tjera, Avdylajt në Shijak, Ervis Martinaj, Shullazini, e shumë persona të tjerë.

Besohet se më shumë se 16 vetë ishin vënë në ndjekje për të vrarë dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami. Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

"Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”", njofton policia.

Lini një Përgjigje