TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Prill 2025, 10:56

Kokainë dhe thika, kapet një 25-vjeçar në Lezhë 

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë dhe thika, kapet një 25-vjeçar në Lezhë 

Një 25-vjeçar në Shëngjin është arrestuar pasi është kapur në flagrancë  me doza kokaine dhe kanabisi. Sipas informacioneve të policisë, dozat e kokainës ishte përgatitur me qëllim shitjen. 

Gjithashtu blutë i gjetën 25-vjeçarit edhe armë të ftohta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunuar me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje