TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 22:42

“Unë solla Elvanën për të të dhan lekët”/ Breçani përmend sërish këngëtaren dhe udhëzon të birin: Fshije pistoletë se ka gjurmët e mia!

Shkruar nga Pamfleti

“Unë solla Elvanën për të të dhan

Zbulohen të tjera biseda komprometuese të ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Erzen Breçani është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve. Në bisedë Breçani, identifikohet me kodin K99EP, ndërsa djali i tij me kodin S7DEGI. Në të njëjtën bisedë, Breçani përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.

Pjesë nga dosja

10.7.2.9. Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave...Ok...Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt...Dhe me tha une solla Elvanen per te dhan leket i thash jo jo nuk i du...I kam gjet i thash...Ok tha...

 

Lini një Përgjigje