TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 21:57

Breçani ‘mik’ i Nuredin Dumanit dhe Bujar Ajetit, si ish-drejtori i policisë i ndihmoi t’i shpëtonin arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

Breçani ‘mik’ i Nuredin Dumanit dhe Bujar Ajetit, si

Detaje të reja dalin në dritë në dosjen hetimore të SPAK, i cili çoi në pranga ish drejtorin e policisë, Erzen Brecani dhe disa të tjerë.

Në dosjen e siguruar nga SPAK rezulton se Erzen Breçani ka ndihmuar të shumë kërkuarin Nuredin Dumani e Bujar Ajeti për t’i shpëtuar arrestimit, duke u dhënë informacione lidhur me lëvizjet e policisë.

Gjithashtu, dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore. Një nga elementët e veprës ana objektive, është edhe “çdo mënyre tjetër me qëllim që t’i shpëtoje kërkimit, kapjes ose arrestimit…” ku informacioni i dhënë nga shtetasi Erzen Breçani ishte një nga mënyrat që ka ndikuar që shtetasit Bujar Ajeti dhe Nuredin Dumani të shmangin komunikimet dhe të shmangin çdo lëvizje që do të mund të sillte arrestimin e tyre”, citohet në dosje.

breçani dumani

Lini një Përgjigje