TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 20:54

Dosja/ Bisedat që “fundosën” Dedan Gjoni, dha informacione nga sistemi TIMS për dy vëllezërit Nela

Shkruar nga Pamfleti

Dosja/ Bisedat që “fundosën” Dedan Gjoni, dha informacione

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK, në të cilin ranë në pranga ish drejtuesi i policisë, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6. Dedan Gjoni.

Të tjera bisedat janë zbardhur nga përgjimet në SKY ECC që shefi i krimeve Dedan Gjoni ka pasur me Ismail Zenelin dhe persona të tjerë, lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela, për të cilët ishte thurur një plan vrasjeje.

Nga përgjimet e Sky rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela.

Zbardhja e bisedës:

Ne orën 08:52:47 Ismail Zeneli komunikon me përdoruesin Dedan Gjoni dhe i dërgon mesazhet:

Ismail Zeneli- Mgies, Si të kam, A je në punë…

Dedan Gjoni- Gjes.

Ismail Zeneli-Të vij të takoj..

Dedan Gjoni-Po në zyre…

Ismail Zeneli-Po vi andej..

“Y”-Ok, Këtu më ke..

Ismail Zeneli-Ok

Ne këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e gatit dhe i tregon që është në Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet:

Ismail Zeneli-A po del n Kamëz

“Z”-Po mor daj. Për sa je në Kamëz…

Ismail Zeneli-Këtu jam.

Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan. Ata shkëmbejnë mesazhet:

Ismail Zeneli-Shok, jam këtu

Dedan Gjoni-Dola.

Ismail Zeneli- Shok jam me ca familjarë. Takohemi për 5 min…

“Y”-Une dola… Haha…Ok Më thuaj kur të lirohesh..

dedan gjoni tims vellezeri nela

Lini një Përgjigje