TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2023, 20:16

I shpallur në kërkim nga operacioni i SPAK, si u kapën 166 kg hashash të Albert Prengës nga policia gjermane

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga operacioni i SPAK, si u kapën 166 kg

Një tjetër episod i zbuluar nga SPAK është trafikimi i një sasie mariuhane nga Spanja drejt Gjermanisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Bajram Grabova në bashkëpunim me personin nën hetim, Albert Prenga dhe shtetas të paidentifikuar kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit marihuane nga Spanja për në Gjermani.

Rezulton se me datë 03.11.2020 nga Policia Gjermane është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuanë.

Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar në kamion dhe drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova, i datëlindjes 24.02.1963.

Nga përmbajtja e komunikimeve mes bashkëbiseduesve të paidentifikuar, rezulton se përdorues i CMMINGS, i identifikuar si 97 shtetasi Albert Prenga është porositës dhe bashkëfinancues në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marihuanë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar.

Kjo sasi, thotë SPAK, dyshohet se është nisur nga Spanja e nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut, ka patur si destinancion final Germaninë.

albert prenga spak

Lini një Përgjigje