
Familja e Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian ka hapur dyert e morit në Lushnje një ditë pasi mbërriti trupi i pajetë nga Italia.
Në shtëpinë e familjes së të ndjerit kanë shkuar për ngushëllime Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa.
“Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që po kaloni. Unë jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë një fëmijë. Kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral. Ne do të donim që kjo gjë të mos kishte ndodhur... Bravo që u tregova kaq i fortë”, u shpreh Sefa e ulur pranë vëllait të Klajd Bitrit.
I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Klajdi konsiderohej si një i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.
Lini një Përgjigje