TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2023, 07:29

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, shkak një shkëndijë elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, shkak një

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në Himarë.

Automjeti drejtohej nga shtetasja XH.B 25-vjeçare, e cila për fat të mirë nuk është lënduar.

Sipas informacioneve të Policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në baterinë e automjetit.

Në vendngjarje ndodhet patrulla e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit", njoftoi policia.

flake makine himare

Lini një Përgjigje