TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2023, 12:16

U ndoqën nga një bandë shqiptare, humb jetën 27-vjeçarja dhe plagoset i dashuri gjatë një aksidenti në Skoci

Shkruar nga Pamfleti

U ndoqën nga një bandë shqiptare, humb jetën

Një 27-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur, pasi ishin duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

Sipas Daily Mail, çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës. Shkak i ndjekjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për ndarjen e parave të ardhura nga trafiku i drogës.

Autoritetet skoceze po e trajtojnë vdekjen e Amy-t si të dyshimtë, ndërsa ditën e djeshme nisi një hetim për vrasje duke i bërë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë. Më herët, Amy-rose dhe partneri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

“Unë kam ecur normalisht, nuk më shqetësojnë sjelljet dhe lojërat e tyre fëminore. Ata do të mërziten dhe do të vazhdojnë përpara”, shkroi në prill Amy.

aksident skoci bande shqiptare

Lini një Përgjigje