TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2023, 10:35

Bllokohen gjashtë mjete lundruese në Shëngjin dhe Kavajë, gjobiten pronarët

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen gjashtë mjete lundruese në Shëngjin dhe Kavajë,

Policia Kufitare e Durrësit ka bllokuar 6 mjete lundruese nga Shëngjini në Kavajë.

Policia bën me dije se janë gjobitur edhe drejtuesit e tyre me masën administrative 10000-20000 lekë.

"Në të gjithë hapësirën detare të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe nga Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 6 mjete të tjera lundruese, prej tyre: 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesa në dokumentacion ose për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore të qarkut Durrës, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:

-4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë;

-1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë", njofton policia.

shengjin kavaje mjete lundruese

Lini një Përgjigje