TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2023, 20:03

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga; ndërron jetë shoferi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga;
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, në fshatin Kotë ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 62-vjeçar nga italia. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur 'Qafa e Dushkut'.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plot të rrethanave të aksidentit.

"Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Kotë-Gjormë, në zonën e Lumit të Vlorës.

Policia tha se shtetasi italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Shtetasi G.F,  për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

aksident vlorë makina

Lini një Përgjigje