TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Gusht 2023, 11:36

Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit në Durrës,

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ditën e djeshme në aksin Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje një 51-vjeçari, punonjës i pastrimit të rrugëve.

Bëhet me dije se për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, njofton policia.

 

aksident durres arrestim

Lini një Përgjigje