Është publikuar fotoja e Alma Beqirit, agjentes së shërbimeve postare private e cila ra në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare.
Sipas policisë dyshohet se 46-vjeçarja përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro përmes postës “Adex”, për një periudhë 2 vjeçare.
Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt kësaj poste. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.
Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Ajo ra në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja. Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Lini një Përgjigje