TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2023, 10:13

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë me taksi, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë me taksi,

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Morinë, pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike në drejtim të Shqipërisë.

Polica bënn me dije se i arrestuari ësht1% shtetasi Amir Bunjaku.

Në pikën kufitare të Morinës, policia, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të Shqipërisë, ka kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.

Gjatë kontrollit në makinën e 33-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.

Amir Bunjaku, 33-vjeç banues në Zyrih, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

shqiperi droge arrestim

Lini një Përgjigje