TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2026, 10:57

U kap me kokainë dhe armë, kush është 45-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
U kap me kokainë dhe armë, kush është 45-vjeçari i
Ervin Kaftiraj

Publikohet fotoja e 45-vjeçari Ervin Kaftiraj, i arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në periferi të kryeqytetit.

Policia njoftoi arrestimin e Ervin Kaftirajt, i cili u vu në pranga në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut. Gjatë kontrollit, 45-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

U kap me kokainë dhe armë, kush është 45-vjeçari i

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, të cilat janë sekuestruar bashkë me kokainën, 1 motomjet dhe 1 celular.

U kap me kokainë dhe armë, kush është 45-vjeçari i

Bëhet me dije se Kaftira ishte nën monitorim prej disa muajsh nga uniformat blu, të cilat po ndiqnin lëvizjet dhe aktivitetet e tij. Ai njihet në Tiranë për aktivitetin me makina luksoze me qira dhe mjete retro.

“U kap në flagrancë në një parkim me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 45-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kg e 39.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje