TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2026, 10:19

Tentoi të kalojë drejt Greqisë me 38 mijë euro të fshehura në trup, merret nën hetim 67-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalojë drejt Greqisë me 38 mijë euro të

Një 67-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës me 38 mijë dollarë të fshehura në trup.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 35 000 euro.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje