TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Shkurt 2024, 12:00

U kap me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi; sekuestrohen 10 pako me kokainë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Greqi;

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi u kap me drogë.

I riu u arrestua pasditen e së martës gjatë një operacioni të koordinuar nga policia në Selanik.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti 10 pako me kokainë me një peshë totale 64.2 gram dhe dy peshore elektronike si edhe shtatë fishekë pistolete të kalibrit 9 milimetra.

Të riut i është konfiskuar celulari dhe automjeti që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.

arrestim shqiptar greqi kokaine

Lini një Përgjigje