TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 11:35

U dhunua nga një 18-vjeçar, ndërron jetë 52-vjeçari në Durrës 

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua nga një 18-vjeçar, ndërron jetë 52-vjeçari
Foto Ilustrim

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Më 9 nëntor i riu qëlloi me grusht një 52-vjeçar pas një konflikti në fshatin Arapaj. Ky i fundit si pasojë e goditjes me grusht, ra me kokë, në tokë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore 52-vjeçari ka ndërruar jetë më 10 nëntor.

"Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

arrestim

Lini një Përgjigje