Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Pas atentatit të ndodhur në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe plagos punonjësi i AMP që e shoqëronte, Muçi Shaljani ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Muçi Sheqeri (Shaljani), shoferi i Danit, rezultonte se ishte një punonjës në provë i këtij institucioni të rëndësishëm.
AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.
Agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani allias Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje të rëndë. 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë, pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.
Si ndodhi atentati?
Objektiv i atentatit të djeshëm dyshohet se ishte Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. 47-vjeçari bashkë me mikun e tij sapo ishin kthyer nga Barcelona kur u përballën me breshërinë e plumbave. Autorët e këtij atentati mafioz i pritën Danin dhe mikun e tij derisa lanë aeroportin e Rinasit ku kishin parkuar makinën 4 ditë më herët dhe qëlluan njëherazi nga një ‘Toyota Yaris’ në drejtim të Benzit luksoz. Benzi për inerci eci edhe pak nga momenti i parë kur është qëlluar dhe ka ndalur disa metra më pas.
Për t’u siguruar se kishin kryer misionin njëri prej atentatorëve, me kapele dhe i maskuar, del jashtë dhe lëshon breshërinë e fundit.
Më pak se një orë më vonë, një makinë e djegur u gjet pak kilometra më tutje, në fshatin Halil në Fushë-Krujë. Në mjet i gjetë edhe 3 kallashë dhe pistoleta që autorët dyshohet se kanë përdorur në atentat.
Lini një Përgjigje