Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike në Aeroportin Valerio Catullo.
I riu nga Tirana ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte një rol qendror në një organizatë të dedikuar për shpërndarjen e kokainës përgjatë bregdetit jugor të Anglisë, përgjegjës për përgatitjen e pakove të drogës dhe menaxhimin e grupit.
Identiteti i tij nuk është bërë ende publik n mediat angleze. Hetimet e kryera në të gjithë kanalin britanik çuan në sekuestrimin e mbi 28 kilogramëve kokainë dhe afërsisht 175,000 paund cash.
32-vjeçari u zbulua nga një kontroll rutinë, por nga hetimi doli që në eBay midis qershorit dhe dhjetorit 2024, ai dyshohet se bleu materiale paketimi, sasi të mëdha acetoni dhe disa pulla druri me shkronja, numra dhe simbole. Disa nga këto pulla u gjetën se përputheshin me shenjat në kokainën e sekuestruar, duke e lidhur më tej 32-vjeçarin me aktivitet kriminal.
Lini një Përgjigje