TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Nëntor 2025, 10:01

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohen menaxheri dhe 2 punonjës të call centerit në Selitë

Shkruar nga Pamfleti

Mashtronin të huajt për të investuar në bursa, arrestohen

Një ambient i përshtatur si Call Center është zbuluar në zonën e Selitës në kryeqytet me aktivitet mashtrimin e shtetasve të huaj nëpërmjet telefonatave duke i mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Në pranga kanë rënë menaxheri i call center-it Klaudio Sulejmani, dhe 2 punonjës Franko Karemani dhe Eriglen Arapi, për 2 punonjës të tjerë ka nisur hetimi në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Këta të fundit dyshohet se kishin marrë me qira ambientin dhe e kishin përshtatur për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Nga kontrollet në ambient, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”. Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. 

Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.  

Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ërong call”.      

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.  

Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. 

Në vijim të veprimeve procedurale:  

-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;

-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës; 

-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;

-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje