Publikohet fotoja e Agron Bejdolli, i cili u arrestua sot në Spitallë të Durrësit, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj më 2 tetor 2022.
Ai njihet si person shumë i afërt i Aleksandër Lakos (Rrumi i Shijakut).
Arrestimi i tij u bë pasi Krimet e Rënda në Policinë e Durrësit morën informacion se fshihej në shtëpinë e një kushëriri.
Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkpunim me Rrumin, te dy vellezërve Beqiraj në tetor 2022.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”.
Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje