TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2025, 17:07

U arrestua pas operacionit të RENEA-s në Pogradec, kush është anëtari i bandës së njohur që iu gjetën 100 mijë euro në banesë!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua pas operacionit të RENEA-s në Pogradec, kush
Fation Bono

Ditën e sotme RENEA dhe Policia e Shtetit zhvilluan një operacion në qytetin e Pogradecit ku dhe arrestuan 6 persona për krime të ndryshme. Gjithashtu ata ushtruan 28 kontrolle banesash për persona kontingjent krimi, me rrezikshmëri, të kërkuar apo në kushte flagrance.

Gjatë operacionit u sekuestruan armë të ndryshme, drogë dhe sasi të mëdha lekësh, shumica në valutë. Ndërkohë që bie në sy një prej të arrestuarve, i cili është i njohur për Policinë në të kaluarën, për aktivitete të ndryshme të paligjshme.

Ai është Fation Bono, një mik i hershëm i Gjin Nikës, të cilët sot iu gjetën mbi 100 mijë euro në banesë e tij.

Fation Bono një dekadë më parë cilësohej nga policia si ndër personat më të rrezikshëm. I riu nga Pogradeci u arrestua sërish sot për disa vepra penale.

Në vitin 2015 ai ishte prangosur nga uniformat blu, sepse ka qenë në kërkim si i dyshuar për vepra të rënda penale ‘plagosje të rëndë me dashje’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

Bono atë kohë (13 Nëntor 2015), u kap në Unazën e Re, pranë një lokali nga ana e Forcës Posaçme “Shqiponja”.

Bono cilësohet se ka qenë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri te lartë që njihet për aktivitetin kriminal, siç ishte ai i Gjin Nikës. Nika ishte vrarë ndërkohë një vit më parë arrestimit të Bonos (2014) në një atentat, teksa dyshohej për vrasje pas konflikteve të kromit në zonën e Bulqizës dhe më gjerë. Gjithashtu Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë në atë kohë. Por Bono nuk ka pasur akuza direkte për këto krime të Nikës.

Kurse sot (17 janar), Bono është kapur në Pogradec për veprat penale "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande" dhe
"fshehja e të ardhurave".

 

Lini një Përgjigje