
Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e djeshme ku diga e HEC-it në fshatin Bunec të Njësisë Administrative Lukovë shpërtheu dhe uji shkaktoi përmbytje të 12 bizneseve turistike.
Uji dhe balta bllokuan edhe aksin rrugor Himarë-Sarandë. Policia njofton se ka nisur procedim penal për administratorin e hidrocentralit Vangjel Ngjelo.
Nga vërshimi i ujërave ditën e djeshme (16 Janar), u bllokua rruga Himarë-Sarandë dhe gjithashtu u përmbytën 12 biznese dhe disa banesa në zonë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike dhe materiale.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”", njofton policia.
Lini një Përgjigje