TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2025, 13:37

Shfrytëzonte 36-vjeçaren për prostitucion, arrestohet tutori në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonte 36-vjeçaren për prostitucion, arrestohet tutori

Një 32-vjeçar dhe një 36-vjeçare kanë rënë në prangat e policisë. Mësohet se 32-vjeçari shfrytëzonte 36-vjeçaren për prostitucion në berat dhe Lushnje.

“Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit.

Arrestohet një 32-vjeçar që shfrytëzonte një 36-vjeçare, për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë.

Në pranga dhe shtetasja që ushtronte prostitucion.

32-vjeçari, i dënuar më parë, për shfrytëzimin e të njëjtës shtetase, për prostitucion në Shqipëri dhe në Greqi.

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje