
Të ndaluarit mësohet se janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Detaje të reja kanë dalë sa i takon operacionit të zhvilluar nga Policia ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale.
Policia e Korçës ka njoftuar se është ushtruar kontroll në banesat e 28 personave, ku u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme.
Bëhet me dije se 6 prej tyre janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe si persona në kërkim. Të ndaluarit mësohet se janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
RENEA dhe policia sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si thika në forma stilolapsi. Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 60 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 litra karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati.
Sa i takon vlerave monetare të sekuestruar gjatë kontrollit mësohet se janë gjetur 11,059,460 lekë (të reja), 54.330 euro 29.310 dollarë (amerikan, kanadez dhe australian), 1550 franga zvicerane dhe 620 paund.
“F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec ... Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22 ,520 euro, 3.200 dinarë maqedonas 2.675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018...
A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec... Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec. Ndërkohë që njoftohet se operacioni ende vijon.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
“Kontrolle intensive për goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.
Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen shtetasve të tjerë.
Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.
Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :
•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande" dhe "Fshehja e të ardhurave". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22 ,520 euro, 3.200 dinarë maqedonas 2.675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.
•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit" "Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.
•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.
•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).
•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta" , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)
•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celular i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari. Operacioni vijon”.
Lini një Përgjigje