TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 20:25

Tritoli në zyrën e noterisë në Tiranë/ Kamerat fiksuan autorët, lëviznin me motor

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në zyrën e noterisë në Tiranë/ Kamerat fiksuan

Një sasi tritoli iu vendos mëngjesin e kësaj të marte zyrës së noteres Esmeralada Dauti në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 4:30 të mëngjesit në rrugën Perlat Rexhepi, ku nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale jo vetëm në zyrën e noteres, por dhe tek një makinë e parkuar aty pranë.

Deri në këtë fazë hetuesit nuk kanë përcaktuar sasinë e lëndës plasëse, teksa po punojnë me kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se në vendosjen e lëndës plasëse kanë marrë pjesë 2 persona të cilët lëviznin me motor.

Sapo i janë afruar zyrës noteriale, njëri prej tyre ka zbritur dhe ka vendosur sasinë e tritolit e më pas të dy së bashku janë larguar.

Vetë Esmeralda Dauti ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk ka konflikte dhe se nuk ka idenë nga mund t’i ketë ardhur ky sulm.

Megjithatë pavarësisht thënieve të saj, policia dhe prokuroria e lidhin vendosjen e lëndës plasëse me profesionin që ajo ushtron.

Lini një Përgjigje