TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 13:06

''Çmendet'' 41-vjeçari tek "Rruga e Elbasanit", u del para makinave dhe sulmon policinë

Shkruar nga Pamfleti

''Çmendet'' 41-vjeçari tek "Rruga e

Një 41-vjeçar i huaj është vendosur në prangat e policisë pasi ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar qarkullimin e mjeteve te rruga e Elbasanit.

Teksa qëndronte në mes të rrugës, ai ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç'rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

I gjithë momenti i arrestimit të tij është xhiruar nga Policia, ndërsa më pas 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

"Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç.

Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç'rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."-thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje