TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Janar 2024, 14:51

Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati paratë, arrestohet 34-vjeçarja në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Mashtroi pronarët e 3 bizneseve dhe u zhvati paratë, arrestohet

Një 34-vjeçare është arrestuar në Korçë pasi ka mashtruar pronarët e 3 bizneseve dhe ka arritur që t’u zhvatë atyre 160 mijë lekë të rinj.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja Rezarta Laçka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.  

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje