TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2025, 09:55

Tritol automjetit në Krujë, 'hidhet në erë' makina e 25-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Tritol automjetit në Krujë, 'hidhet në erë' makina

Një ngajrje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj së diele në Krujë. Policia njofton se automjetit në pronësi të 25-vjeçari Elton Kani, i është vendosur tritol.

Mësohet se nga shpërthimi i lëndës plasëse, ka vetëm dëmë materiale. 

Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia. 

Lini një Përgjigje