TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2025, 08:57

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën pasagjeri 33-vjeçar 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën pasagjeri

Një 33-vjeçar, pasagjer në një makinë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shoferi 34 vjeç, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas policise nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri 33 vjeçar.

"Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje