TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 14:33

Tragjedia në plazhin Vilë-Bashtovë ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e mitur, dëshmitarët: Ambulanca mbërriti një orë me vonesë, s'ka roje bregdetare!

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në plazhin Vilë-Bashtovë ku humbën jetën

Detaje të reja janë zbardhur  nga ngjarja tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (55 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

Mësohet se ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo. Po ashtu bëhet e ditur se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër. Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

tragjedia në plazhin vilë-bashtovë

Lini një Përgjigje