Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i trafikut të armëve nga Shkodra drejt Tiranës, pr të cilin u arrestuan 5 persona, mes tyre edhe efektivja e policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj 22 vjeçe.
Denisa Halilaj është efektive e Policisë së Burgjeve.
Kjo e fundit, me automjetin e saj qarkullonte para makinës tip “BMW” ku ndodheshin 4 të arrestuarit e tjerë për t’i informuar në rast se do të kishte policë gjatë rrugës.
Për pasojë, edhe automjeti me të cilin qarkullonte efektivja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në pranga kanë përfunduar edhe shtetasit Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Mirjan Hasaj, të cilët u ndaluan në një parking në rrugën e Rinasit.
Gjatë kontrolli në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë, por dhe krëhra e municion luftarak.
5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.
Në makinën e dytë ishin 3 persona të tjetë, në bagazhin e të cilës u gjetën dhe sekuestruan 9 armë.
Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë.
Policia bën me dije se gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, dhe 5 aparate celular.
Lini një Përgjigje