TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2023, 13:33

Trafikonin makina të vjedhura nga Gjermania dhe Italia, arrestohet 55 vjeçari në Fier; në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonin makina të vjedhura nga Gjermania dhe Italia, arrestohet 55

Një grup që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura nga Italia e Gjermania drejt Shqipërisë është goditur së fundmi nga policia e Fierit.

Në pranga ka rënë 55 vjeçari Edmond Zogo i cili akuzohet si bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false.

Ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorë të 55 vjeçarit, konkretisht A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Këta 4 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ndërhynin në shasinë e mjeteve dhe paraqitnin dokumente false për to me qëllim për t’i shitur më pas në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit “Long Way”, janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip "Fiat", prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Lini një Përgjigje