TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2023, 10:43

Trafik droge dhe vrasje, si u zbuluan lidhjet mes zyrtarëve të policisë dhe trafikantëve; djali i Erzen Breçanit ende në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Trafik droge dhe vrasje, si u zbuluan lidhjet mes zyrtarëve të

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin e zhvilluar mbrëmjen  së hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u lëshuan urdhër arreste për ish drejtorin e Policisë Tiranë, Erzen Breçani dhe 11 persona të tjerë, ndërkaq i biri është shpallur në kërkim.

Mësohet se deri më tani janë 4 persona të arrestuar, përfshirë Breçanin, ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim.

Breçani akuzohet për përkrahje të autorëve, e pastrim parash, e më konkretisht për përkrahje të grupit kriminal të Ervin Matës.

Grupet kriminale të të dyve janë përplasur në vitet 2009-2020, teksa mësohet se konfliktet kanë nisur për trafikun e drogës.

Ky grup operonte edhe me trafikimin e kokainës nga Ekuadori. Në këto vende dyshohet se këta persona kanë dhënë informacione apo kanë krijuar kushte për vrasje. Aplikacioni “SKY” i ka ardhur në ndihmë shumë hetuesve, edhe për dosjen “Metamorfoza” ku u zbuluan disa ngjarje të rënda kriminale. U zbuluan lidhje të biznesmenëve, si Pëllumb Gjoka që kishte lidhje me drejtues të prokurorisë. Ka pasur edhe ngjarje kriminale ku u përfshinë Behar Bajri apo Ervis Martinaj. SPAK është ende në fazat e para të hetimit.

Të arrestuar:

Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (Nuk ndodhen në Shqipëri)

Besmir Mustafi

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Ervin Mata

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Gerbova

operacioni i spak

Lini një Përgjigje