TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2023, 09:32

Konflikti për drogën, si Mustafi dhe Germizi bashkëpunuan me shefin e krimeve për të vrarë 2 vëllezërit në Britani; lidhja me oficeren e Interpol

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti për drogën, si Mustafi dhe Germizi bashkëpunuan me
Shefi i krimeve Dedan Gjoni

Të arrestuarit nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminale, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani.

Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se se katër prej të dyshuarave që janë shpallur në kërkim nga SPAK ndodhen në Spanjë. Operacioni po vijon edhe në Spanjë.

 

dedan gjoni aksioni i spak në radhët e policisë

Lini një Përgjigje