TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Nëntor 2023, 11:49

"Shko se ta ngul në kokë", publikohen pamjet e rënda nga sherri mes dy familjeve në Pukë

Shkruar nga Pamfleti

"Shko se ta ngul në kokë", publikohen pamjet e rënda

Janë publikuar pamjet e rënda të konfliktit mes dy familjeve Marku e Zefi në fshatin Gjegjan të Pukës, të ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë mbetën të lënduar 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.

Në pamje shihet se si anëtarët e familjeve përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpata.

“O qyqa, o zoti madh” dëgjohet të thërrasë një prej anëtareve të familjeve, ndërsa të tjerë shajnë: “Ooo të q*iva robt, shko se ta ngula në kokë”.

Dyshohet se konflikti mes dy familjeve ka nisur për çështje pronësie, ndërkohë që mëngjesin e sotëm (21 nëntor), ka pasur sërish incidente, pasi i është thyer xhami makinës që drejtonte Hil Zefi.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.

Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Mark dhe Florin Zefi. Ndërkohë familja Zefi ka reaguar duke thënë se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.

 

pamje sherr familje puke

Lini një Përgjigje