TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2025, 22:07

Tjetër episod dhune në Korçë, grushte e thika mes të rinjve në mes të pazarit

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër episod dhune në Korçë, grushte e thika mes të

Një tjetër episod dhune ka tronditur qytetin e Korçës. Në zonën e pazarit, një konflikt fizik mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur disa persona.

Ata janë transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa sipas burimeve, sherri ka përfshirë 6-7 persona. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, por hetimet kanë nisur për identifikimin e autorëve dhe dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas plagosjes së një 28-vjeçari në Pirg të Maliqit, duke e bërë qarkun e Korçës një nga zonat më problematike për ngjarje të rënda të dhunës së rrugës.

Policia ka rrethuar zonën dhe pritet të japë më shumë detaje në orët në vijim.

Lini një Përgjigje