
Fillimisht, u supozua se ai u vra aksidentalisht. Pasi u dërgua në spital, mjekët zbuluan një plagë plumbi në kokën e tij, ndërsa pas 3 ditësh Fatos Cenaj ndërroi jetë.
Autoritetet italiane kanë mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Fatos Cenaj në Itali. Ai u gjet i pajetë në Fontaniva, në Via Casoni Basse të Italisë, ndërsa vdekja e tij nuk është më mister.
Hetuesit kanë arritur në përfundimin se vrasja e Cenajt ishte me dashje, ndërsa gjurmët e hakmarrjes të çojnë në të kaluarën e viktimës në Shqipëri.
Sipas policisë italiane, ekziston një person i dyshuar, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë deri te dëshmitë e dëshmitarëve, hetimi ka marrë një tjetër drejtim dhe bie pista se vrasja e tij ishte aksidentale.
Hetuesit, të koordinuar nga Prokurorja Publike Maria d’Arpa kanë përjashtuar çdo hipotezë tjetër: “Ky është një krim, sipas një modeli të planifikuar. Trajektorja e re e hetimit tregon për një hakmarrje që u zhvillua larg Italisë”.
Më 8 qershor, si çdo mëngjes, Cenaj po udhëtonte me një motoçikletë në distancën e shkurtër nga shtëpia deri në vendin ku punonte. Një dëshmitar dëgjoi një të shtënë me armë zjarri. Disa minuta më vonë, dy roje peshkimi e gjetën 58-vjeçarin të shtrirë përtokë, të vdekur. Fillimisht, u aludua se ai u vra aksidentalisht. Pasi u dërgua në spital, mjekët zbuluan një plagë plumbi në kokën e tij, ndërsa pas 3 ditësh Fatos Cenaj ndërroi jetë.
Një ish-oficer burgu në Shqipëri, Cenaj jetonte në Fontaniva me gruan dhe vajzën e tij për dy vjet. Mediat italiane e cilësonin atë si një person të thjeshtë dhe të dobishëm: në stallën e kalërimit, ai bënte punë të vogla dhe kujdesej për kuajt, i thjeshtë, i lumtur që ndihej i dobishëm.
E tronditur, familja u largua nga shtëpia pas tragjedisë. “Pas asaj që ndodhi, ata preferuan të shkonin të jetonin me një të afërm. Ata kishin frikë të qëndronin aty”, tha një fqinj.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga zona dhe disa dëshmi nga njerëz që e njihnin Fatosin kanë qenë pikë kthese për ngjarjen e rëndë. Për këtë arsye, vëmendja është përqendruar në të kaluarën e tij në Shqipëri.
Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me autoritetet shqiptare për të mësuar më shumë për marrëdhëniet, mosmarrëveshjet e mundshme dhe armiqtë e mundshëm prej kohësh. Janë intervistuar disa persona, përfshirë anëtarë të familjes, të njohur dhe banorë.
Hetimet të çojnë drejt vrasjes me dashje e cila ka të bëjë me një “punë të papërfunduar”, ndërsa motivi i saktë, koha dhe çdo detaj i ekzekutimit mbeten të paqarta.
Lini një Përgjigje