
Sipas policisë, të arrestuarit janë: Armet Latifaj 25 vjeç, Gezim Pashaj 30 vjeç, Jastin Zaimi 18 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç, (shtetas grek).
Publikohen fotot e dy shpërndarësve të kokainës në Tiranë, Latifaj dhe Pashaj, të cilët u kapën në një lokal në zonën e “Myslym Shyrit”. Atyre ui gjet një sasi prej 1 kg e 65 gram kokainë. Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të dy shpërndarësve, u arrestuan për moskallëzim krimi.
Mësohet se grupi i trafikantëve po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.
30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar më përpara për drogë në Zvicër, i cili gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Ai kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shokët e tij, grekun Petros Koronoias dhe Jastin Zaimin, në lokalin në rrugën "Myslym Shyri", vend ku Pashaj la takim me Armet Latifajn për t’i dhënë sasinë e kokainës.
Vlera e kokainës së kapur prej 1 kg është 28 mijë euro, nëse shitej në doza të vogla.
Makinat tip Benz C-Class ngjyrë e bardhë përdoreshin qëllimisht të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që po të ndiqeshin nga policia, të krijonin konfuzion dhe ngatërresë, skemë që rezultoi e pasuksesshme.
Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, të arrestuar, janë akuzuar për moskallëzim krimi, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e tyre nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal.
Lini një Përgjigje