TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2025, 09:20

Humbën jetën në aksidentin e rëndë në Peqin, publikohen fotot e dy të rinjve

Shkruar nga Pamfleti
Humbën jetën në aksidentin e rëndë në Peqin,
Denis Korbi dhe Gabriel Lluca të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Peqin

Personat që shihni në foto janë dy të rinjtë që mbetën viktima nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para pas mesnatës, në Peqin, tek vendi i quajtur “Ura e Teqes”.

Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi, të dy 24-vjeçarë, banues në Peqin, po udhëtonin drejt Peqinit, teksa makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital.

"Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Humbën jetën në aksidentin e rëndë në Peqin,

 

peqin aksident fotot e dy te rinjve

Lini një Përgjigje