TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2025, 19:46

U kapën me drogë në vlerë 1 mln euro dhe 100 mijë euro cash, arrestohen dy trafikantët shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me drogë në vlerë 1 mln euro dhe 100 mijë euro

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën duke trafikuar një sasi prej 15 kg kokainë. Përveç drogës, atyre iu gjet edhe një shumë e konsiderueshme në valutë, rreth 100 mijë euro cash.

Të arrestuarit në Peruxhia janë të moshave 36 dhe 25 vjeç. Operacioni filloi në fshatin Sant'Enea, teksa hetuesit dyshojnë për aktivitet trafiku mes Toskanës dhe Umbrias.

Gjatë ndalimit, njëri prej tyre u përpoq të arratisej së bashku me 2 kilogramë kokainë që mbante me vete, por u ndalua nga policia.

Tjetri, gjithashtu i arrestuar, po fshihte afërsisht 70,000 euro në para të gatshme në pjesën e poshtme të të makinës së tij dhe në çantën e shpinës. Gjatë kontrolleve u gjetën më shumë drogë dhe para cash.

Kokaina ishte e paketuar me natriban të ngjyrave të ndryshme, që dyshohet se simbolizonin porositësit. Disa prej tyre kishin edhe stampa sipër.

Në shtëpinë e njërit prej tyre, shumë pranë vendit të shitjes, u gjetën edhe dy kilogramë të tjerë kokainë, materiale paketimi dhe 7500 euro.

Megjithatë, pjesa më e madhe e drogës ishte në shtëpinë e shqiptarit tjetër, në Castelnuovo Berardenga, në provincën e Sienës. Oficerët gjetën 10 kilogramë të tjera drogë dhe 16,000 euro. Dy trafikantët ndodhen tani në burg dhe do të dalin para autoriteteve gjyqësore.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar rrjetin e kontakteve dhe bashkëpunëtorëve brenda organizatës, që të dy duhet të kenë pasur pas tyre për të drejtuar një operacion trafikimi droge të kësaj shkalle, pasi vlera e drogës së kapur e kalon 1 mln euro në tregun e pakicës.

Lini një Përgjigje