
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i cili i mori jetën tragjikisht dy të rinjve në hyrje të qytetit të Peqinit.
Sipas burimeve nga policia, automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese buzë rrugës. Përplasja e fortë ka rezultuar fatale, duke i lënë të dy të rinjtë të vdekur.
Viktimat janë drejtuesi i mjetit Gabriel Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin si dhe Denis Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilat deri tani mbeten të paqarta.
"Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.
Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave", njofton policia.
Lini një Përgjigje