TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2025, 10:09

Kërcënoi dhe dhunoi fizikisht 30-vjeçarin, e pëson i riu në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi dhe dhunoi fizikisht 30-vjeçarin, e pëson i riu

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht një 30 vjeçar.

40-vjeçari i shpallur në kërkim, banues në Vlorë u shpall në kërkim nga policia pas denoncimit të bërë nga një qytetar.

Denoncuesi, K.F. 30 vjeç dëshmoi në komisariat se është dhunuar fizikisht dhe është kanosur nga 40-vjeçari E.Z.

I dyshuari dhe denoncuesi, janë të dy banorë të Vlorës. Shkaqet e sherrit ende nuk dihen, ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin E. Z., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi K. F., 30 vjeç, banues në Vlorë, se ky shtetas e ka kanosur për jetën dhe e ka goditur fizikisht”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje