TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2025, 18:11

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humbet jetën 51-vjeçari në Valias

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humbet jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Valias, Kamëz, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 16:45, shtetasi Arben Legisi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, gjatë kohës që po kryente punime për të rregulluar një defekt elektrik. Për pasojë ai ka ndërruar jetë menjëherë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje fatale. Deri më tani nuk ka informacion nëse viktima ishte specialist i fushës apo po kryente ndërhyrje private.

Lini një Përgjigje