TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2025, 17:17

Tjetër aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën në spital gruaja

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën në spital

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në zonë e Peshkopisë, pas atij në Qafë-Buall, ku humbën jetën dy persona. 

Sipas policisë, “shtetasi H.Ç. dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku ka aksidentuar bashkëshorten e tij”.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën.

"Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën", tha policia.

Lini një Përgjigje