
Një 49-vjeçar është arretsuar nga policia në Tiranë, pasi u kap në flagrance teksa tentoi të vidhte një banesë në zonën e Frakës.
Mësohet se 49-vjeçari është autori i një tjetër vjedhjeje në një banesë në të njejtën zonë disa ditë më parë.
“Pas njoftimit se në një banesë në Farkë, një shtetas kishte hyrë për të vjedhur, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Zona”, u kap në flagrancë autori, shtetasi L. D.(H.)., 49 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet rezultoi se ai kishte vjedhur sende me vlerë, në një tjetër banesë në Farkë, më datë 19.07.2025”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje