TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2025, 10:10

“Pse më denoncove?”/ Rrahën brutalisht biznesmenin konkurent, shpallet në kërkim Ferhat Kaja dhe i afërmi i tij; si nisi sherri

Shkruar nga Pamfleti

“Pse më denoncove?”/ Rrahën brutalisht biznesmenin

Pronari i rrjetit të lokaleve, “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurrent Laert Kasaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (21 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.

Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku pranë tij është edhe restoranti i Laert Kasajt.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.

Mësohet se shkak i sherrit ka qenë aksioni i lirimit të hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike të vendosura prej bizneseve.

Dyshohet se shkak për sherrin ka qenë denoncimi i Laert Kasajt ndaj biznesit të Ferhat Kajat, pikërisht për zaptimin e hapësirës publike.

Për këtë ngjarje Policia ka reaguar me një njoftim të shkurtër vetëm pas 2 ditësh kur çështja është bërë mediatike, teksa e cilëson ngjarjen si të ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Oltian Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje